Kryeministri irlandez pritet me ceremoni shtetërore nga Kurti

Kryeministri irlandez dhe një pjesë e kabinetit të tij ndodhen në vizitë zyrtare në Kosovë. Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti me te cilin do të zhvillojë takim e më pas do të ketë konferencë për media

Foto nga: Liridon Llozani

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri irlandez dhe një pjesë e kabinetit të tij ndodhen në vizitë zyrtare në Kosovë, ku priten takime me kryeministrin Kurti dhe presidenten e vendit Vjosa Osmani.

Pas takimit me Kurti, i pari i Qeverisë së Kosovës dhe homologu i tij nga Irlanda do të mbajnë një konferencë për media nga ora 10:30.

Ndërkaq, në orën 11:00, Osmani pret në takim kryeministrin irlandez në ambientet e presidencës.

Ndryshe, Varadkar po bën vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike.

“Nga data 10 deri më 11 janar 2024, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare Kryeministri i Irlandës, zotëri Leo Varadkar së bashku me një delegacion shoqërues. Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika