Kryeministri Kurti pret në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Në takimin e kryeministrit Kurti me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon. Po ashtu është diskutuar për proceset dhe çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për marrëveshjen e energjisë, dhe çështjen e targave

Kryeministri Kurti në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Të martën e 28 qershorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.

Në këtë takim është diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon.

Po ashtu është diskutuar për proceset dhe çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe temat tjera të ndërlidhura.

“Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, thuhet në njoftim.

Është biseduar edhe për marrëveshjen për targat, që ka skaduar me 21 prill të këtij viti, si dhe për propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për trajtimin e çështjes së targave.

Në këtë takim është potencuar se me marrëveshjen e energjisë në mes të Kosovës dhe Serbisë, buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kursehen me dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike të komunave në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika