“Kryeneçësia” e Kurtit ndaj ShBA-së, pikënisje e “krisjes” me Osmanin

Politologu Fidan Ukaj beson se "krisja" në mes të Osmanit dhe Kurtit vjen për shkak të mosmarrëveshjeve me SHBA-në, ku Kurti ka treguar kryeneçësi dhe veprime të pakoordinuara Ndërkohë, analisti politik Shkodran Ramadani thekson se Osmani më parë kishte zgjedhur anën e Kurtit kundër SHBA-ve

Letra e kryediplomates, Donika Gërvalla, dërguar Këshillit të Evropës në mes të majit – e pakoordinuar me Presidencën – ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të drejtojë kritikat kah Qeveria.

Për këtë “krisje” të raporteve në mes të Vjosa Osmanit e Albinit Kurtit ka folur edhe politologu, Fidan Ukaj, i cili ka thënë kjo ka ndodhur për shkak të kryeneçësisë së Kurtit ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Ukajt, në mes të Kurtit e Osmanit do të ketë ndarje përfundimtare.

“Mendoj që ndarja përfundimtar në mes të presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti kanë qenë pikërisht dallimet që i kemi pasur me SHBA-të. Mosdëgjimi i Kurtit në raport me SHBA-të, kur ata kërkuan sa i përket targave një afat kohor, po ashtu temave të tjera. Kryeneçësia e Kurtit, po ashtu veçimi i zoti Hovenier e Escobar, duke e veçuar presidenten, duke i thënë garantuese. Mendoj që aty është  pikënisja e përçarje që deri më tani ma mbetet brenda institucioneve, e tani ka dalë në publik. Është vetëm fillimi i të gjitha atyre që do të dëgjojmë në vazhdimësi. E që mendoj ndarja përfundimtare”, ka thënë Ukaj, në “FIVE” të Dukagjinit.

Por, me këtë qëndrim të Ukajt, nuk pajtohet njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani.

“Në vitin 2020, kur është prishur Qeveria Hoti, Vjosa Osmani atëherë nuk e mbajti anën e SHBA-ve, por e zgjodhi anën e Albin Kurtit, i cili vendosi të acarojë raportet deri në atë masë sa i quajti që i bën edhe grusht shtet duke e rrëzuar nga pushteti. Atëherë Osmani nuk dukej se shqetësohet fortë për këtë”, ka thënë Ramadani.

Duke folur për kritikat e Osmanit ndaj Qeverisë, Ramadani ka theksuar se me letrën dërguar KiE-së është nxjerrë nga pakoja Asociacioni, ashtu siç potencoi edhe presidentja gjatë së mërkurës.

“Motivet e presidentes mund të jenë të shumë, mund të jenë të ulëta, mund të jenë fisnike. Megjithatë, ajo dje e ka thënë një të vërtetë e cila qëndron, për shkak se me letrën që ia kanë dërguar Këshillit të Evropës, Kurti dhe Qeveria e tij përfundimisht e kanë nxjerrë çështjen e Asociacionit nga pakoja. Diçka që Qeveria Kurti vazhdimisht e ka potencuar që nuk do ta bëjë, sa herë është përballur në pyetje me gazetarë rreth Asociacionit, gjithmonë e ka dhënë të njëjtën përgjigje, Asociacioni nuk mund të nxirret nga pakoja. Dhe pakoja mund të aplikohet në tërësi.

Me letrën që ia kanë KiE-së, Asociacioni është nxjerrë nga pakoja. Megjithatë ne e dimë që çështja e politikës së jashtme, e dimë që presidentja është me Kushtetutë udhëheqëse e politikës së jashtme, Qeveria e Kosovës me rezolutë sipas Kuvendit, tash e disa vite i ka kompetencat për të vepruar edhe kokë në vetë në rast të politikës së jashtme”, ka thënë Ramadani.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika