Kryeparlamentari maqedonas, Xhaferi mban fjalim në Kiev

Talat Xhaferi ka mbajtur fjalim para Kongresit të Këshillave Lokal dhe Rajonal në Ukrainë, nën kryesimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka qëndruar për vizitë të mërkurën në Ukrainë, ku në orët e hershme të mëngjesit ka mbërritur me tren përmes Polonisë.

Njëkohësisht, në vizitë në Ukrainë po qëndrojnë edhe kryetarët e Parlamentit të Rumanisë dhe Konfederatës Zvicerane.

Kryeparlamentari, Xhaferi vizitoi qytetin Irpin dhe pistën e Hostomelit që ishin shkatërruar nga forcat ruse.

Në kuadër të vizitës, ai ka mbajtur edhe fjalim para Kongresit të Këshillave Lokal dhe Rajonal në Ukrainë, nën kryesimin e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

May be an image of 9 people and people standing

Xhaferi ka thënë se është i trishtuar nga numri i varrezave, të cilat nuk arrin dot ti shohë syri i njeriut.

“I tërbuar ndaj njerëzimit që lejoi të jemi dëshmitarë memec të një lufte për të cilën besonim se është pjesë e historisë. Jam i trishtuar nga numri i varrezave, të cilat nuk arrin dot ti shohë syri i njeriut.Unë pashë vetëm një pjesë në Bucha dhe në Irpin. Jam i tërbuar ndaj botës që nuk ka zë mjaftueshëm të fuqishëm ti thotë stop këtij pushtimi të pamend”, ka thënë Xhaferi.

Ai është solidarizuar me dhembjen e atyre që kanë humbur të afërmit në këtë luftë dhe me të gjithë popullin ukrainas.

“Ngushëllimi im i sinqertë dhe shumë i thellë ndaj fëmijëve, prindërve, grave dhe burrave që i humbën më të afërmit. Për nder të jetëve të humbura, obligohemi që t’ju dëgjojmë me kujdes dhe t’ju ndihmojmë që sërish të ndërtoni të rrënuarën. Falënderim ndaj të gjithë luftëtarëve për liri në Ukrainë, që në kushte lufte na mundësuan të udhëtojmë të sigurt në Ukrainë dhe që e ndajnë bukën me ne”, ka shtuar Xhaferi.

Kjo vizitë e kryetarit të kuvendit të Maqedonisë së Veriut, është e para e këtij lloji e përfaqësuesit të lartë nga rajoni dhe vizitë e parë e të gjitha niveleve të pushtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

May be an image of 1 person, sitting and indoor

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika