Kryetari i Leposaviqit “i bllokuar” brenda objektit komunal

Kryetari i Leposaviqit ka mbetur brenda objektit të komunës që nga dita e djeshme, për "arsye sigurie"

Foto REL

Muzika me mesazhe të ndryshme po i shoqëron në këtë mëngjes protestuesit serbë të cilët janë mbledhur para komunës së Leposaviqit.

Derisa protestuesit, disa ulur e disa në këmbë, po qëndrojnë pranë objektit komunal, kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi, që nga mbrëmë ka mbetur brenda.

Ai ka kaluar natën brenda ndërtesës së komunës, derisa nga jashtë KFOR-i po e monitoron gjendjen.

Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, kishte njoftuar se kryetari i Mitrovicës veriore, Erden Atiq dhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi janë ende në detyrë, të cilët ende po qëndrojnë në objektet komunale.

Në një linjë direkte në emisionin “Debat Plus, në RTV Dukagjini, i ka bërë thirrje Prokurorisë, që sipas tij “ka qenë jashtëzakonisht e heshtur”, që këto grupe kriminale që e sfidojnë rendin kushtetues dhe të brendshëm të Kosovës të procedohen sipas ligjit.

“Bandat kriminale të Vuçiqit, për dallim nga dy ditët e kaluara që ishte qetë, bandat bandat kriminale të Vuçiqit, me shkronjën Z të Putinit, me sulmet ndaj gazetarëve dhe sulmet ndaj KFOR-it, sot e shpërfaqën fytyrën e vërtetë të tyre që nuk kemi të bëjmë me protestues e as me rezistencë ndaj komunave por kemi të bëjmë me banda të Vuçiqit të cilat kanë sulmuar gazetarët, pjesëtarët e KFOR-it. Qeveria e Kosovës por edhe Policia e Kosovës kishte të drejtë në analizimin e rrezikut kur iu ka mundësuar kryetarëve që të shkojnë në komuna”.

“Erden Atiqi dhe Lulëzim Hetemi, dy kryetarë të komunave në veri janë në detyrë aktualisht, janë të vendosur që t’i shërbejnë qytetarëve. Dy kryetarët qëndrojnë në objekte komunale dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë, sepse është e pamundur që të ofrohen ose të ushtrohet posti i kryetarit jashtë objekteve komunale”, kishte thënë ai.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika