Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e treguar nga banorët e Llapushnikut në kuadër të fushatës zgjedhore.
Në një postim në Facebook, Krasniqi theksoi se përkushtimi dhe vendosmëria e qytetarëve të këtij fshati, ashtu si në çdo lagje e fshat të Drenasit, janë tregues të qartë të mbështetjes për PDK-në dhe kandidatin për kryetar të komunës, Petrit Hajdarin.
“Edhe Llapushniku, ashtu si çdo fshat e çdo lagje e Drenasit, qëndron i vendosur dhe besnik për një dhe të vetmen zgjedhje: PDK 191 dhe Petrit Hajdari për Kryetar”, ka shkruar ai.