Kryetari i Zubin Potokut dhe i Zveçanit gjenden në selinë e PDK-së

Kryetari i komunës së Zubin Potokut dhe ai i Zveçanit pas takimit me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, kanë shkuar në selinë e PDK-së. Nga ana tjetër, protestuesit serb po vazhdojnë të qëndrojnë para objekteve komunale në veri të cilat po i mbron policia dhe trupat e KFOR-it

Peci e Zeqiri mbërrijnë në zyret e BE-së në Prishtinë

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci, pas takimit me ambasadorin Jeff Hovenier, sipas burimeve të RTV Dukagjinit, kanë shkuar dhe po qëndrojnë në selinë e PDK-së.

Pas takimit me Hovenier, përkundër përpjekjeve, ata nuk kanë qenë të qasshëm për prononcim. Gjatë mëngjesit, kryetari Zeqiri kishte deklaruar se nuk e di a do të shkojë në objekt të komunës në Zubin Potok dhe se një gjë të tillë do ta bëjë të ditur më vonë.

Aktualisht, në tri komunat e veriut po protestohet kundër kryetarëve shqiptarë, të cilët i fituan zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në ato pjesë, përpos Policisë së Kosovës, po qëndrojnë edhe trupat e KFOR-it.

Protestuesit në disa raste kanë tentuar të përplasen me policët e Kosovës, por ata janë kontrolluar mirë nga njësia speciale atje.

Ndryshe, ka pasur sulme të shumta ndaj veturave të mediave, policisë dhe KFOR-it. Në to janë vizatuar simbole fashiste, si dhe disave u janë shpuar edhe gomat.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika