Kryeziu: Kryetarët në veri duhet të japin dorëheqje, me peticion zvarritet procesi

“Rruga më e shpejt për me i zgjidh problemet që është që kryetarët e komunave me të japin dorëheqje", ka thënë Kadri Kryeziu.

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Kushtetueses

Rruga më e duhur e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme në komunat veriore të Kosovës, sipas ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, është dorëheqja e kryetarëve aktualë.

Ai në “Five” tha se kryetarët e komunave veriore nuk mund të shkarkohen sepse nuk ka bazë ligjore për një gjë të tillë.

“Rruga më e shpejtë për t’i zgjidhur problemet që është që kryetarët e komunave me të japin dorëheqje, është akt moral. Peticioni është strategji politike, zhagitet puna, shkon shumë gjatë. Nëse bën peticion duhet me pas arsyetim. Këta kryetarë nuk e kanë shkelur ligjin, nuk janë legjitimë, por legalë. Udhëzimi ka bazë kushtetuese, por shkarkimi nuk ka bazë kushtetuese sepse nuk kanë bërë ndonjë gjë antiligjore. Rruga më e drejtë dhe e shpejtë të japin dorëheqje për hir të Kosovës”, tha ai.

Sa i përket peticionit për shkarkimin e kryetarëve, sipas Kryeziut, nuk është metoda e duhur, sepse sipas tij, nuk ka ndonjë arsyetim për një gjë të tillë.

Ai tha se kryetarët mund të ankohen dhe mund edhe ta fitojnë rastin në Gjykatë.

“Këta nuk kanë arsyetim, kërkesa duhet të bëhet në bazë të 50 plus për qind të trupit elektroal, duhet të shkojë në asamblenë komunale, duhet të ketë debat aty me arsyetu. Arsyetim nuk kanë, ky është ekuacion i panjohur. Mund të ankohen e ta fitojnë rastin, nuk mund t’u thuhet “nuk po të duam”, nuk ka arsyetim juridik”, tha ai.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika