Kryeziu: Një kryetar duhet të jetë i kujdesshëm kur elaboron propozime që janë në diskutim fillestar

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka këshilluar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, se një kryetar partie duhet të jetë i kujdesshëm kur elaboron propozime që janë në diskutim fillestar

Foto nga arkivi/ Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në emisionin "Five"

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se një kryetar partie duhet të jetë i kujdesshëm kur elaboron propozime që janë në diskutim fillestar.

Ai ka theksuar se deklaratat e kryetarëve të partive mund të shkaktojnë dëme në fazat negociuese.

“Një kryetar partie duhet të jetë i kujdesshëm kur elaboron propozime që janë në diskutim fillestar, sepse me vetëdije do t’i shkaktojë vendit të tij dëm në fazën e ardhshëm të negocimit”, ka shkruar Kryeziu.

Ndryshe, një reagim i tillë i Kryeziut, vjen pasi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se asnjë plan i qeverisë aktuale nuk është marrëveshje finale, teksa ka shtuar se pozicioni i LDK-së është se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë finale dhe duhet të ketë njohjen në të.

“Asnjë plan që s’është marrëveshje finale dhe që nuk e ka njohjen në të, nuk është i mirë për Kosovën. Kaq mund të them, nuk e kam dokumentin në tavolinë, s’kam punuar me atë dokument dhe nuk kam mundur të shoh më gjatë. LDK nuk është pjesë e këtij procesi, por pozicioni i LDK-së është se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë finale dhe duhet të ketë njohjen në të. Çdo çështje tjetër është dëm i pariparueshëm për vendin tonë”, ka thënë Abdixhiku të shtunën në një intervistë për KP.

Abdixhiku: Kosovës nuk i duhet marrëveshje bazë me Serbinë, por finale me njohje

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika