KEK-u pritet ta furnizojë me energji KEDS-in

Të mërkurën, në mbledhjen e parë të Komitetit Teknik Emergjent(KTE) është rekomanduar që me qëllim të mbulimit të konsumit për situatën e krijuar energjetike, KEK t’i ofrojë KEDS-it energjinë e siguruar sipas kushteve të parapara në Marrëveshjen për Furnizim me Shumicë(MFSH)

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS)

Të mërkurën e 17 gushtit, duke iu referuar situatës energjetike në Kosovë, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë vendim për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent (KTE) që përbëhet nga përfaqësues të të gjithë institucioneve relevante të energjisë.

Ky komitet ka për qëllim hartimin e rekomandimeve për minimizimin e pasojave nga kriza energjetike.

Në mbledhjen e parë të Komitetit Teknik Emergjent është rekomanduar që me qëllim të mbulimit të konsumit për këtë situatë të krijuar, KEK t’i ofrojë Operatorit të Sistemit të Distribucionit(KEDS) energjinë e siguruar, sipas kushteve të parapara në Marrëveshjen për Furnizim me Shumicë(MFSH).

Komiteti teknik ka si qëllim që të identifikojë ndikimin e mundshëm në situatën emergjente të furnizimit me energji, operimit dhe likuiditetit në tregun e energjisë, menaxhimin e situatës, si dhe rekomandimin e mënyrave të minimizimit të efekteve negative si në furnizim ashtu edhe në treg gjatë situatës emergjente.

Komiteti Teknik Emergjent përbëhet nga përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Po ashtu përbëhet edhe nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Korporata Energjetike e Kosovës, Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Operatori i Sistemit të Distribucionit (KEDS) dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal (KESCO).

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika