Kthehet në normalitet furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi në Zubin-Potok

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së jugut, veriut dhe Zveçanit. Pas sulmit me eksploziv që ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit, Rizvanolli ka thënë se furnizimi me ujë është duke u kthyer në normalitet

Furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi terrorist në kanal të Ibër-Lepencit po kthehet në normalitet.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka shkruar në Facebook se të shtunën vonë ka filluar furnizimi me ujë në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

Pas dëmeve që ka shkaktuar shpërthimi me eksplozivë, reduktime të ujit ka pasur edhe në Drenas, Fushë-Kosovë e Obiliq.

Furnizimi me ujë pritet të normalizohet edhe në këto komuna.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika