Kuleta digjitale NLB Pay është avancuar me teknologjinë e Google Pay™

NLB Banka ka avancuar kuletën digjitale NLB Pay me opsionin e digjitalizimit të kartelave në Google Pay për herë të parë në Kosovë.

Shërbimi i ri do të përmirësojë më tej përvojën e përdoruesve të pagesave pa kontakt, të cilat tashmë do të jenë edhe më të shpejta, më të lehta dhe më të sigurta.

NLB Pay mbetet kuleta digjitale kryesore e Grupit NLB me të gjitha funksionalitetet (siguria e kartelave, numri PIN, transaksionet, kartelat e besnikërisë), ndërsa funksionaliteti i Google Pay zëvendëson vetëm komponentin e pagesës (digjitalizimi i kartelave). Google Pay është një shërbim global për telefonat Android dhe disa orë inteligjente që ofron një mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe të lehtë për të realizuar pagesa pa kontakt.

Realizimi i pagesave edhe më të lehta dhe më të shpejta

Me integrimin e Google Pay në kuletën digjitale NLB Pay, përdoruesit mund të shohin të gjitha informacionet e transaksioneve të tyre në një vend dhe të menaxhojnë kartelat e tyre në një vend. Përveç pagesave të shpejta, miqësore dhe të sigurta pa kontakt, një avantazh i rëndësishëm është mundësia për të realizuar pagesa pa kontakt edhe me disa orë inteligjente.

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur dhe krenarë t’u ofrojmë klientëve tanë teknologjinë e avancuar të pagesave pa kontakt, Google Pay. Në kuletën digjitale NLB Pay të përditësuar, ne kemi kombinuar përparësitë e aplikacionit ekzistues NLB Pay me përparësitë e Google Pay për një përvojë edhe më të mirë për përdoruesit. Ne jemi të sigurt se përditësimi i kuletës digjitale NLB Pay me funksionalitetin e Google Pay do të rrisë pjesën e pagesave në Kosovë”, tha Gazmend Kadriu, Kryetar i Bordit Udhëheqës të NLB Banka.

Si të aktivizoni Google Pay?

Digjitalizimi i kartelave tuaja në Google Pay është i lehtë.

Bëhet në kuletën digjitale NLB Pay, përmes butonit “Shto në Google Pay”.

Më shumë informata: https://nlb-kos.com/sq/rruga-deri-ne-banke/nlb-pay-kuleta-digjitale

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika