Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka hequr postimin nga Facebooku ku kishte uruar Liburn Aliun për emërimin në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.
Vetëm pak minuta pas publikimit, postimi është fshirë nga profili i saj në Facebook.
Ende nuk dihen arsyet e fshirjes, ndërsa asnjë zyrtar tjetër i Qeverisë së Edi Ramës nuk ka reaguar lidhur me emërimin e Aliut.
