Kurti apo Prokuroria Speciale – A do ta detyrojë gjykata Kurtin të dëshmojë?

Njohësit dhe monitoruesit e sistemit të drejtësisë thonë se në praktikë nuk ndodh që një person të mos paraqitet kaq gjatë për të dhënë dëshminë e tij në Prokurori, sikurse në rastin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, që është thirrur si dëshmitar për rezervat shtetërore. Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit thotë se tashmë ka mbetur gjithçka në dorë të gjykatës

Në Prokurorinë Speciale disa herë u paraqit ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Aty shkuan edhe zyrtarë të partisë që udhëheq me shtetin, Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, duket se me vullnetin e tij nuk do të ndodhë që aty të shihet edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pasi insiston që një deklaratë të tillë ta jap në zyrën e tij në Qeveri.

Përkundër kësaj, Prokuroria i kërkoi Gjykatës që Kurtin ta detyroj dhe ta sjell për të dëshmuar, por as kjo nuk ndodhi.

Krejt kjo tashmë, sipas ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka mbetur në dorë të gjykatës, meqë prokuroria nuk ka më çka të veprojë.

“Çështja tashmë është në gjykatë, gjykata tash është e detyruar, nga ana e prokurorisë, që ajo të marrë vendim dhe të sigurojë prezencën e tij që të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në Prokurorinë Speciale”, ka thënë Hasan Shala, Ish-kryetar i Gjykatës së Apelit.

Edhe pse sipas Shalës ka mbetur vetëm një formë që Kurti të shkojë në prokurori.

“Prokuroria ka qenë e detyruar të kërkojë nga gjykata, saktë, gjyqtari i shqyrtimit paraprak, që të dërgojë një ftesë që ai të paraqitet në prokurori. Mirëpo, edhe pse nuk e ka shfrytëzuar këtë të drejtë, atëherë gjykata ka qenë e detyruar të marrë aktvendim dhe ta dënojë me gjobë dy herë. Tani nuk ka mbetur tjetër veçse kryeministri të shkojë i shoqëruar nga policia në prokurori, që i njëjti të japë deklaratën e tij si dëshmitar”, ka thënë Hasan Shala, Ish-kryetar i Gjykatës së Apelit.

E çfarë veprimesh do të marr kjo gjykatë, nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e televizionit.

Kjo mund të zgjasë pafundësisht sipas ligjit, përkundër që në praktikën e përditshme këto raste nuk zgjasin kaq shumë, thotë Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Kryesisht, në procedurë paraprake vendimet merren më shpejt, në raport me obligueshmërinë, dhe në raport me gjobën vendimet kanë qenë më të shpejta. Por tash nuk dihet çka ka ndodhur me rastin konkret, nuk dihet nëse pas vendimit të fundit të gjykatës ka pasur ndonjë kërkesë të re nga prokuroria apo jo. Pra, kanë kaluar disa muaj dhe nuk ka informacion në këtë drejtim”, ka thënë Gzim Shala, IKD.

Nëse kanë bërë kërkesë përsëri në Gjykatë, që Kurti të sillet në prokurori me çfarëdo forme, nuk kanë kthyer përgjigje as nga Prokuroria Speciale.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika