Kurti: Austria është partner i palëkundur i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se themelimi i shoqatës së re të miqësisë Kosovaro-Austriake do të jetë një tjetër pikënisje për zgjerim të kontakteve dhe shumëzim të urave të bashkëpunimit ndërmjet popujve, shteteve dhe bizneseve të të dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e themelimit të Shoqatës së re të Miqësisë, Kosovë – Austri.

Kryeministri Kurti theksoi se kjo është ngjarja e katërt në 10 ditët e fundit të këtij muaji, ku në qendër të vëmendjes është bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

“Austria është një partner i palëkundur i Kosovës, si para ashtu dhe pas pavarësimit të vendit, duke ofruar mbështetje dhe ndihmë në një sërë fushash; nga zhvillimi ekonomik e deri te bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Këtë vit, bashkë me 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, shënuam edhe 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona”, tha Kurti, teksa shtoi se Austria ishte ndër shtetet e para që mirëpriti dhe mbështeti aplikimin e Kosovës në BE, dhe ndër shtetet që me votë dëshmoi mbështetjen e saj për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kreu i ekzekutivit potencoi faktin se Austria ka ofruar mbështetje ndër vite për Kosovën përmes ekspertëve, duke ndihmuar në forcimin e institucioneve dhe promovimin e qeverisjes së mirë.

“Shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve tona kanë shënuar trend pozitiv. Vetëm në dy vitet e fundit (2020-2022), eksportet drejt Austrisë janë rritur për 120%, ndërkohë që investimet e huaja direkte vitin e kaluar, pra në vitin 2022 ishin dyfish më shumë sesa në vitin pararendës 2021”.

“Megjithatë, partneriteti ynë me Austrinë është më shumë se thjesht një komoditet apo mall. Ai bazohet në një angazhim të përbashkët ndaj vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Ne ndajmë një vizion për një Evropë paqësore, të begatë dhe të integruar, ku të gjithë kombet dhe popujt zhvillohen dhe janë të barabartë”, vlerësoi Kurti.

Në fund të fjalës së tij, Kurti tha se nga tani themelimi i shoqatës së re të miqësisë Kosovaro-Austriake do të jetë një tjetër pikënisje për zgjerim të kontakteve dhe shumëzim të urave të bashkëpunimit ndërmjet popujve, shteteve dhe bizneseve të të dy vendeve.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika