Kurti: Bisedimet për qeverinë Kurti 3 nisin këtë javë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për krijimin e qeverisë së re gjatë konferencës që mbajti këtë të hënë.

Kurti bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të fillojnë komunikimin dhe bisedat për qeverinë qendrore teksa theksoi se Kosovës i duhet një mandat i qeverisë në krye me partinë që drejton, njofton Dukagjini.

“Dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca e Kuvendit është 26 tetori, këto dite jemi të përqendruar në analizën e rezultateve lokale. Shumë shpejt në këtë javë do të fillojmë komunikimin dhe bisedat për qeverinë qendrore”.

“Kosovë i duhet edhe një mandat i qeverisë tonë, i duhet një mandat i ri i qeverisë sonë. Neve na duhet një mandat i ri në përputhje me rezultatin e 9 shkurti sivjet, por gjithashtu edhe unë si kryeministër në detyrë kam hyr në muajin e shtatë të vitit të 5-të të mandatit të plotë katër vjeçar dhe duhet të kemi një mandat të rregullt i cili padyshim do të fillojë porsa ne ta nxjerrim në seancë kuvendi përbërjen e re të Qeverisë Kurti 3”, tha Kurti.

Mes tjerash, Kurti tha se kur bisedimet rezultojnë të suksesshme do të thirret seanca për votimin e qeverisë.

“Në momentin që ne konsiderojmë që komunikimi dhe bisedat kanë rezultuar të suksesshme ne pa vonesa nuk e presim 26 tetorin, por 26 tetori është afati i fundit”, tha Kurti.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika