Kurti bisedon me senatorin amerikan Murphy, diskutojnë për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë

Kryeministri Kurti ka biseduar me senatorin amerikan, Chris Murphy, dhe kanë diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri Kurti dhe senatori amerikan, Chris Murphy

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasë një bisedë telefonike me senatorin amerikan Chris Murphy, të premten e 3 marsit.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Kurti ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet miqësore mes vendeve.

Pjesë e diskutimeve të këtij takimi ishte dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Pata një telefonatë produktive këtë pasdite me senatorin amerikan @ChrisMurphyCT duke diskutuar marrëdhëniet tona miqësore, marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe njohjen e djeshme të Kosovës @vdeminstitute  si vendi nr.1 i renditur në BB6 në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, ka shkruar Kurti.

 

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika