Kurti – deputetëve: Është në dorën tuaj të na e mundësoni qeverisjen e mirë (VIDEO)

Mandatari për krijimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në seancën për krijimin e qeverisë së re ka numëruar pesë vendimet e para të tij në rast se merr besimin e deputetëve edhe për një mandat tjetër.

Kurti deklaroi se miratimi i buxhetit është vendimi i parë që do të marrë, njofton Dukagjini.

“Miratimi i projektligjit të buxhetit 2026, vendimi për caktimin e pensionit minimal në vlerë prej 150 euro që prek 200 mijë pensionist, vendimi për rritjen e shtesave për fëmijë me 50 për qind, vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe miratimi i ndryshmit të plotësimit të ligjit që mundëson heqjen e kufizimit të punësimit në sektorin privat për veteranët”, tha Kurti.

Tutje, Kurti numëroi edhe punët që kanë bërë gjatë këtij mandati.

“Katër vitet e fundit kemi ndërtuar me krejt çka kemi ditur e mundur kemi pasur rritjen ekonomike më të lartë në rajon me rritje mesatare mbi 6 për qind. Sfidën e inflacionit kemi ditur ta menaxhojmë dhe kemi shtuar punësimin dhe kemi rritur edhe të ardhurat e familjeve. Kemi bërë shumë punë të mira por kemi edhe shumë të tjera që na presim. Kemi liberalizuar vizat në zonat shengen. Kemi përmirësuar imazhin e vendit”.

Kurti teksa u kërkoi votën deputetëve u shpreh se është në dorën e tyre që t’ia mundësojnë qeverisjen e mirë.

“Është në dorën tuaj që ta na mundësoni qeverisjen e mirë. Ne jemi vendi më demokratik në rajon. Institucionet tona janë të ndërtuara mbi vullnetin qytetar dhe ky standard duhet të ruhet. Roli i Kuvendit duhet të forcohet në mbikëqyrjen e Qeverisë”, deklaroi Kurti.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika