Kurti do të takohet me Borrellin e Lajçakun në Bratisllavë

Pas tensioneve në veri, kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet me kryediplomatin evropian, Josep Borell dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, në Bratisllavë në kuadër të Forumit “Globsec 2023”

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën e 31 majit do të takohet me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ai do të takojë zyrtarët evropianë në kuadër të Konferencës për Siguri Globale “Globsec 2023” në Bratisllavë.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Shefi i ekzekutivit në këtë konferencë do të jetë pjesë e disa paneleve të diskutimit, ndërsa brenda ditës do të jetë në Kosovë.

“Kryeministri Kurti po merr sot pjesë në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale në Bratislavë. Ndër të tjerash, atje do të takojë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrel dhe emisarin e BE-së, Lajcak si dhe do të jetë pjesë e disa paneleve të diskutimit. Qëndrimi i tij do të jetë njëditor. Brenda ditës do të jetë në Kosovë”, ka thënë Kryeziu.

Kjo vizitë e Kurtit me zyrtarët evropianë vjen pas tensioneve në veri që nisën të premten, ditën kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e sapozgjedhur të komunave veriore të hynë në vendet e tyre të punës.

Një ditë më parë Qeveria e Kosovës kishte deklaruar se pjesëmarrja e kryeministrit në këtë forum është shtyrë për shkak të zhvillimeve në veri, dhe nuk dihej nëse do të merrte pjesë apo jo.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk do të shkojë në Bratisllavë, sepse “është më e rëndësishme për të që të jetë me njerëzit e tij”.

Vuçiqi i bëri komentet në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Kurti arrin në Bratisllavë për të marrë pjesë në konferencën për sigurinë globale

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika