Kurti e liron nga detyra zëvendësministrin Almir Veliji

Është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një vendimi.

Në vendim thuhet se kryeministri Albin Kurti ka vendosur që ta lirojë atë nga detyra, sipas kërkesës që vetë ai ia ka bërë shefit të Qeverisë, raporton RTK.

“Almir Veliji lirohet nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, sipas kërkesës së Velijajt të datës 20.02.2024 për lirim nga detyra e zëvendësministrit”, thuhet në vendim.

Në vendim thuhet se Veliji është i obliguar që të bëjë deklarimin e pasurisë në pajtim me ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

“Shkaku i mosmarrëveshjeve me Duda Baljen” jep dorëheqje zëvendësministri për Zhvillim Rajonal

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika