“Shkaku i mosmarrëveshjeve me Duda Baljen” jep dorëheqje zëvendësministri për Zhvillim Rajonal

"Për shkak të mosmarrëveshjeve të thella që ekzistojnë prej kohësh me znj. Bale, po ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqjen nga posti i Zëvendës Ministres për Zhvillimin Rajonal"

Almir Veliji ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga posti zëvendësministri për Zhvillim Rajonal.

Sipas tij, kjo dorëheqje vije për shkak të mosmarrëveshjeve me deputeten Duda Balje.

“Për shkak të mosmarrëveshjeve të thella që ekzistojnë prej kohësh me znj. Bale, po ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendësministres për Zhvillimin Rajonal. Vitet e fundit, kur isha përfaqësues i partisë SDU, kam punuar me të gjitha kapacitetet e mia për të forcuar rolin e shoqërisë civile, e cila duhet të ketë mekanizmat për forcimin e komuniteteve, si pasurinë e saj më të madhe. Me këtë kam dashur që populli im të jetë pjesë përbërëse e Republikës së Kosovës dhe si pjesë e shoqërisë në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me interesat strategjike të vendosë për fatin e vet”, ka shkruar Veliji në Facebook.

Veliji ka theksuar se mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj demokratizimit të shoqërisë kosovare.

“Fatkeqësisht, zonja Bale e pa ‘të ardhmen tonë’ në metodat destruktive të rrënimit dhe degradimit të shoqërisë kosovare, duke besuar se duhet të marrë një mandat tjetër për veten e saj përmes bashkëpunimit të pakushtëzuar me njerëz që nuk e mendojnë mirë vendin tonë! Unë kurrë nuk jam dakord dhe nuk do të pajtohem me një politikë të tillë të saj, sepse ajo do të tërhiqte qytetarët tanë në një vorbull politikash të gabuara radikale që mund të sjellin vetëm probleme të reja sociale, ekonomike dhe ekzistenciale për popullin tonë”.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika