Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe të gabuar.
Kurti deklaroi se i beson plotësisht Hajdarit dhe se çdo deklarim i saj publik pas aktakuzës është i saktë.
“Gjithçka që ka thënë ministrja ime Rozeta Hajdari në konferencën përkatëse për media, pas ngritjes së aktakuzës, është e vërtetë dhe e saktë. Unë nuk mund të dyfishoj ministrat e mi, se për atë janë ministrat, që unë të mos jem aty, por natyrisht që e marr përgjegjësinë e plotë si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Unë besoj që Prokuroria me atë rast ka bërë shkelje dhe jo ministrja Hajdari”, ka thënë Kurti në Kanal10.
