Kurti e Nagavci takohen me Rektorin e UP-së

Gjatë ditës së enjte për vizitë në Rektoratin e UP-së, kanë qenë kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja Arberie Nagavci

Rektori Qerim Qerimi, ka pritur në takim gjatë ditës së enjte kryeministrin, Albin Kurti, ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe prorektorët e UP-së

Rektori Qerim Qerimi, ka pritur në takim gjatë ditës së enjte kryeministrin, Albin Kurti, ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe prorektorët e UP-së.

Rektori i ka falënderuar Kurtin e Nagavcin për vitin dhe njëherëshit i ka njoftuar për progresin e UP-së dhe objektivat e menaxhimit.

“Ndërkaq, vizitën në Rektorat e konsideroi si nder dhe kënaqësi të veçantë i pari i qeverise, z. Kurti. Teksa e përgëzoi rektorin për sukseset e shënuara, ai theksoi mbështetjen e qeverisë që progresi i UP-së në të ardhmen të jetë edhe më i madh”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Sipas Kurtit, UP-ja ka rëndësi historike për vetë identitetin e shtetit tonë.

“Universiteti i Prishtinës është pjesë shumë e rëndësishme e identitetit dhe krenarisë kombëtare, por gjithashtu është edhe një institucion, pa të cilin nuk mund të shpjegohet historia jonë e re. Pesë dekadat e fundit nuk mund të shpjegohen në aspektin kulturor, politik, shoqëror e ekonomik pa UP-në”, tha kryeministri.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika