Kurti e Osmani kthehen në Kosovë, do të mbajnë konferencë në Aeroportin e Prishtinës

Të shtunën e 30 korrikut, liderët e shtetit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të mbajnë një konferencë për media në Aeroportin  e Prishtinë  "Adem Jashari" rreth orës  12:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

E para e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të mbajnë konferencë për media pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA).

Të shtunën, liderët e vendit po kthehen në Kosovë pas nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në, ku Kosova pritet të përfitojë një grant për energjinë në vlerë prej 200 milionë dollarësh.

Ndërsa, shefja e shtetit dhe i pari i ekzekutivit do të mbajnë konferencë për media në aeroportin e Prishtinës rreth orës 12:30.

“Sot (30.07.2022), në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti, mbajnë konferencë për media lidhur me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin për media nga Presidenca e Kosovës.

Ndërsa, përfaqësuesit e shtetit të hënën, ishin takuar për herë të parë me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara(SHBA), Antony Blinken, me të cilin ishin dakorduar që në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë të mbajnë qëndrim konstruktiv.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika