Kurti është i paditur politikisht, thotë Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për, siç tha ai, keqkuptimin e thellë të parimeve bazë të demokracisë parlamentare.

Në Debat Plus Abdixhiku ka thënë se në praktikën demokratike të Kosovës, barra për formimin e institucioneve i bie partisë fituese të zgjedhjeve, pavarësisht nëse ka shumicën ose jo.

Vazhdon numërimi i dështimeve, 34 mbledhje pa konstituim të legjilaturës së re

Kjo parti, sipas tij, ka të drejtën kushtetuese dhe përgjegjësinë politike për të iniciuar marrëveshje për ndërtimin e institucioneve të reja.

“Tani në praktikën demokratike të Kosovës, të parit i ka rënë barra më e madhe për formimin e institucioneve, sepse mund të mos ketë shumicë por është fituesi i zgjedhjeve. Dhe si i tillë edhe me rregullin kushtetues i takon të marrë iniciativë të bëjë marrëveshje politike. Por me çka pashë sot, e kuptova se kemi një diskrepancë të madhe dhe të thellë të kuptimit të demokracisë nga kryetari i VV-së. Në pjesën që vazhdon të konsideroj, është gabim i madh për nivelin politik që duhej të kishte, për dijen politike.

Naiviteti i madh ta konsiderosh vetën që je pozitë, e të tjerët në opozitë. Sepse pozita dhe opozita krijohen në momentin që krijohet qeveria. dhe përderisa ai beson që është pozita dhe të tjerët opozita, nuk e njeh një rregull bazik dhe demokratik, rezultatin e fundi të zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku në Debat Plus në TV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika