Kurti flet për 24 vendimet e miratuara nga Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhje me vendimet qe i ka marrë qeveria në mbledhjen e saj të fundit

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës 24.08.2022, Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar për vendimet e miratuara në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Kurti ka njoftuar se është themeluar një Komision Ekzekutiv, për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Po ashtu, në mbledhjen e fundit të qeverisë, janë ndarë 41 milionë euro për tejkalimin e krizës energjetike dhe gjysmë milion euro për Avokaturën Shtetërore.

Mbështetje, Qeveria e Kosovës i ka dhënë edhe gazetarëve ukrainas, të cilët mund ta vazhdojnë qëndrimin e tyre në Kosovë.

Qeveria ka miratuar edhe udhëzimet administrative për Autoritetet përgjegjëse për realizimin e të drejtave të fëmijës, e edhe plot vendime të tjera.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika