Ndonëse e kishte prezantuar si “Made in Kosova”, tash Kurti i mat fjalët “për mashtrimin” me dronin “Skifter”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është treguar i rezervuar në komentet lidhur me pretendimet për mashtrim të një kompanie nga Gjilani në lidhje me dronin “ushtarak” të njohur si “Skifteri”.

Ai ka theksuar se është i gatshëm të dëgjojë çdo kritikë në rast se rezulton se diçka nuk është prezantuar saktë.

Gjatë një vizite në Odën e Mjekëve të Kosovës, Kurti tha para mediave se gjatë mandatit të tij katërvjeçar ka vizituar qindra kompani në gjithë territorin e Kosovës, duke theksuar se nuk mund të ketë njohuri të detajuara për secilën prej tyre.

“Unë kam vizituar me qindra kompani anë e mbanë Kosovës gjatë këtij 4-vjeçari; nuk mund të them se mund t’i di hollësitë e secilës kompani, mirëpo natyrisht që unë jam i hapur t’i dëgjoj edhe kritikat atëherë kur diçka nuk ka qenë ashtu siç më është prezantuar. Por duhet ta keni parasysh se, kur vjen te aspektet e hollësishme teknike e profesionale, nuk mund t’i di paraprakisht se cilat janë ato saktësisht për secilën kompani”, tha Kurti.

Ndërkohë, më 8 nëntor të vitit 2025, Kurti kishte vizituar kompanitë që merren me prodhimin e dronëve në Gjilan, për të cilat kishte shkruar edhe në Facebook.

“Të ardhmen e industrisë së mbrojtjes dhe avancimit të dronëve luftarakë po e ndërtojmë e zhvillojmë edhe në Kosovë. Shteti ynë po shndërrohet në vend që prodhon. Në Gjilan, bashkë me kryetarin Hyseni, vizituam kompanitë e prodhimit të dronëve ushtarak “Skifteri” dhe dronët civil, nga “Future Minds Academy” dhe MIGA SkyShield MAR.

“Made in Gjilan” përveçse natyrisht “Made in Kosova”. Droni kamikaz “K1”, arrin shpejtësi maksimale prej 180km/h e lartësi deri në 2500 metra. Ndërsa “Skifteri” arrin në 5000 metra lartësi, hapësirë operuese 20km dhe shpejtësi prej 270km/h.
Në mbrojtje e siguri kemi investuar duke blerë nga shtetet tona mike dhe partnere dronët Bayraktar TB-2, Puma dhe së fundmi dronët kamikazë Skydagger. Tash dronët luftarakë po i prodhojmë edhe vetë. Si qeveri, edhe në nivel qendror edhe lokal, do ta mbështesim dhe përkrahim ngritjen e kapaciteteve dhe prodhimtarisë, gjersa nuk do t’i ndalim investimet për mbrojtje e siguri”, kishte shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika