”Kurti ia la “jadec-in” PDK-së” – Ylli Hoxha: Me propozimin e Dimal Bashës, opozita tregoi mungesë lidershipi

Analisti Ylli Hoxha në “Debat Plus”, lidhur me kandidaturën e Dimal Bashës dje për të parin e Kuvendit, ka thënë se Albin Kurti si ekspert i lojës ia ka lëshuar “jadesc-in” PDK-së.

“Jadesc-in e hëngrën, domethënë z. Kurti ua lëshoi në dorë si ekspert i lojës dhe këta ia mundësuan pak a shumë atë që u përpoq të arrinte nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese: të krijojë atmosferën që ai propozon disa kandidatë dhe akuzon opozitën për mungesë vullneti për të bashkëpunuar për shkak të shumësisë së emrave. Me Dimal Bashën u pa se ai e futi në kurth këtë pjesë të opozitës, pra PDK-në në radhë të parë, sepse askush nuk e ka detyruar PDK-në të thotë se i votojmë 35 deputetë, dhe në ata 35 deputetë ishte edhe Dimal Basha. Ata e bënë vetë. Dhe atë ditë kur e propozuan, manifestuan një mungesë të jashtëzakonshme lidershipi, do të thoja”, ka thënë Hoxha.

“Nëse është kryetari i partisë në sallë, shefi i grupit parlamentar, pak a shumë shumica e kryesisë aty, këta njerëz do të duhej të kishin njëfarë instinkti politik që të veprojnë në momente të caktuara në formën e duhur, një autonomi”, ka shtuar Hoxha.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika