Kurti: Jemi afër themelimit të Fondit Sovran, do të rezultojë me stabilizim ekonomik

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në konferencën e lansimit të Fondit Sovran të Kosovës ka thënë se Kosova është afër themelimit të këtij fondi

Kurti në konferencën për lansimin e Fondit Sovran të Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në konferencën e lansimit të Fondit Sovran të Kosovës ka thënë se Kosova është afër themelimit të këtij fondi.

Në këtë konferencë Kurti ka thënë se kanë shënuar rezultate si në ekonomi, kanë punuar drejt kurrupsionit e po ashtu tha se janë bërë ndryshime në ndërmarrjet publike, duke i kthyer ato nga ndërmarrje që ishin me humbje ato me profit.

Në konferencën për lansimin e Fondit Sovran të Kosovës, Kurti përmendi edhe ndërmarrjet kryesore që do t’i barten këtij fondi.

“Qeveria jonë qëndron fuqishëm prapa këtij vizioni duke besuar që një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë përmes diversitetit, krijim të profitit për shtetin përmes investimeve të mençura, e me gjenerim të pasurisë për gjeneratat që vijnë. Të gjitha këto me qëllim të një transformimi makroekonomik të bazuar në kornizë politikash të investimeve të qarta përmes dispozitave ligjore të parashikueshme”, tha Kurti.

“Jetojmë në një epokë të globalizimit dhe ky nuk është procesi që duhet ndalur. Shpejtësia me të cilën inovacioni kalon kufirin përmes ndërrimit të kapitalit dhe ideve është i paprecedentë”, tha tutje Kurti. /RTK

Nis konferenca për lansimin e Fondit Sovran të Kosovës

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika