Kurti: Kemi fuqizuar partneritetin dhe aleancën me SHBA-të duke zgjeruar fushat e bashkëpunimit bilateral

“Në këto dy vite e kemi fuqizuar partneritetin dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke zgjeruar fushat e bashkëpunimit bilateral, sidomos në mbrojtje dhe energji", ka thënë kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në dy vitet e fundit Kosova ka fuqizuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo deklaratë e tij vjen pas takimit me dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, në Prishtinë.

“Në këto dy vite e kemi fuqizuar partneritetin dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke zgjeruar fushat e bashkëpunimit bilateral, sidomos në mbrojtje dhe energji. Vizitat e shpeshta na i konfirmojnë dhe fuqizojnë lidhjet e thella ndërmjet dy vendeve tona”, shkroi Kurti në Facebook.

Senatorët amerikanë kanë kërkuar që Serbia të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ndërkaq Kosova këtë vit të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Senatori Murphy tha se si Kosova, ashtu edhe Serbia janë para zgjidhjeve të vështira.

“Serbia duhet të ndalojë që të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe mendoj se është e kuptueshme që komunat me shumicë serbe të kenë njëfarë mundësie për të bashkërenditur shërbimet që i ofrojnë. Por, koha ka shumë rëndësi. Është viti kur duhet të kryhet kjo çështje dhe që të mundësohet lëvizja drejt normalizimit, që do të çojë deri te njohja e ndërsjellë. Prandaj, na vjen mirë që dëgjuam për planet tuaja për zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe jemi të gatshëm që t’iu përkrahim”, tha ai pas takimit me Kurtin.

Vizita e dy senatorëve në Kosovë vjen disa ditë pasi Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan mbajti një seancë për politikën e Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika