Kurti kërkon anëtarësim të Kosovës, në organizatën në të cilën është anëtare

Kryeministri Kurti propozoi që të shqyrtohet nisma për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo Konventës së Parisit, në të cilën Kosova prej kohësh është anëtare

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç duket nuk ia ka idenë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova, para ardhjes së tij në pushtet, duke përfshirë edhe anëtarësimet e Kosovës në organizata të rëndësishme.

Paaftësia e kësaj Qeverie ka arritur deri në pikën kur, kryeministri Kurti po propozon që të rianëtarësohemi nëpër organizata, në të cilat, Kosova ka vite që është pjesë e tyre.

Në mbledhjen e së shtunës, Kurti ka propozuar që të shqyrtohet nisma për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo Konventës së Parisit.

Siç duket, kryeministri Kurti ka mungesë të informacioneve të shumta, përderisa nuk e di, që Kosova është e anëtarësuar në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave, që nga dhjetori i vitit 2015.

Dokumentet e anëtarësimit në këtë Byro ishin nënshkruar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Se Kosova është e anëtarësuar në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave e dëshmojnë edhe informacionet, në faqen zyrtare të kësaj organizate.

Për herë të parë, Kosova, pas anëtarësimit në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave, ka marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Hortikulturës gjatë vitit 2016, ”Expo 2016 Antalia”.

Memli Krasniqi, atë kohë, ishte ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili kishte hapur pavijonin e Kosovës, në ekspozitën ku pjesëmarrëse ishin edhe 50 shtete të tjera.

Këtë huqje të madhe, që më së miri e shpërfaq paaftësinë qeverisëse, Kurti është përpjekur ta paraqesë si punë të madhe të Qeverisë së tij, duke thënë se ”po ecin përpara me nisma që kanë për qëllim promovimin e Kosovës”.

”Një të tillë do ta shqyrtojmë tani në mbledhjen e Qeverisë, atë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo aderimin në Konventën e Parisit, që ka për qëllim përfundimtar faktorizimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, përmes prezantimit të burimeve njerëzore, kulturore dhe potencialeve ekonomike, si dhe avantazheve për investime në vendin tonë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë, që është mbajtur të shtunën, më 30 prill.

Propozimi qesharak i Kurtit, i cili, fillimisht, është bërë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, është votuar me shumicë votash nga ministrat, që duket se nuk janë të informuar, as për organizatat në të cilat bën pjesë Kosova.

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika