Kurti: Këtë vit filluan ndryshimet që e bëjnë ndarjen me të kaluarën, LVV ka nisur zgjedhjet e brendshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përmendur të arriturat e partisë që drejton me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj, për çka tha se 12 qershori për këtë parti kremtohet dyfish - për themelimin e saj dhe si Dita e Çlirimit dhe Paqes

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 17 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, teksa ka përmendur të arriturat e partisë, ka thënë se me qeverisjen e LVV-së, gjatë vitit 2022 kanë filluar ndryshimet që sipas tij e bëjnë ndarjen me të kaluarën.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se në një vit qeverisje, LVV “ka dëshmuar se ka qeverisje alternative tjetër prej asaj që është parë në të kaluarën”.

“Ky 17 vjetor i LVV-së, për herë të dytë na gjen në qeverisje, edhe 16 vjetorin e patëm festuar në qeverisje, pra gati një vit e tre muaj duke lëvizur gjërat për të mirë e përpara në Republikën tonë. Ishte një vit me kriza të shumfishta që prekën gjithë njerëzimin e nuk na kursyen as neve por me angazhim e punë, me dije e plane kemi arritur të bëjmë më të mirën”.

I pari i qeverisë, ka thënë se me qeverisjen e tyre është menaxhuar suksesshëm pandemia COVID-19.

“Kemi menaxhaur suksesshem me pandeminë, më shkallën më të lartë të vaksnimit në rajon dhe me shkallën më të ulët të vdekshmërisë, kemi dyfishuar rritjen ekonomike, kemi shtyrë reformën në drejtësi, kemi luftuar krimin dhe korrupsionin, kemi avancuar aleanca dhe partneritetin me shtetet mike, kemi shërbyer e mbrojtur si asnjë qeverisje e mëparshme”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti ka treguar se tashmë ka filluar procesi i zgjedhjeve të brendshme të partisë të cilën e drejton ai.

Sipas tij, gratë, rinia dhe mërgata janë kategoritë që “iu paraprijnë ndryshimeve në vend”.

“Zgjedhjet kanë filluar tashmë dhe inkurajoj që të gjithë që të marrin pjesë në to e të japin më të mirën e tyre. Gratë, rinia dhe mërgata janë kategori që iu prijnë ndryshimeve në vend, andaj në këto zgjedhje për herë ta parë do ta kemi organin e rinisë së VV-së dhe atë të gruas për VV-në. Kurse për mërgatën kemi lehtësuar procesin zgjedhor, më shumë hapësirë e më shumë përfaqësim”.

Sipas tij, transformimet e mëdha progreset e hovshme i bëjnë pikërisht këto tri kategori shoqërore.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika