Kurti: Kosova përkrah SHBA-të dhe BE-në, jo armëve bërthamore të Iranit

Kryemininistri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova është në “përkrahje” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas sulmeve ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit, ku SHBA-ja ka goditur Iranin ne tri lokacione berthamore, duke theksuar se siguria ndërkombëtare kërkon më pak armatim bërthamor dhe jo më shumë bomba që vënë në rrezik gjithë njerëzimin.

“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese”, ka deklaruar Kurti.

Ai theksoi se Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian lidhur me përpjekjet e Iranit për t’u pajisur me armë bërthamore.

Në vijim të deklaratës së tij, Kurti vuri në dukje aleancën e palëkundur të Kosovës me SHBA-të:

“ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur.”

Ndryshe, SHBA-ja ka sulmuar tri objekte bërthamore në Iran. Janë sulmuar objektet Fordow, Natanz dhe Esfahan.  

Presidenti amerikan Donald Trump, në një adresim publik, e ka quajtur këtë sulm si “sukses të madh ushtarak”. 

“Sot, mund t’i raportojë botës se sulmet ishin sukses spektakular ushtarak. Objektet kyçe të pasurimit nuklear janë shkatërruar tërësisht”, tha Trump, në paraqitjen e tij të parë publike pas sulmit. 

Ai ka paralajmëruar se do të vazhdojë sulme ndaj objekteve tjera nëse Irani nuk bën paqe. 

“Irani, bullizuesi i Lindjes së Mesme, tash duhet të bëjë paqe. Nëse nuk bën, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha dhe shumë më të lehta. Kjo mund të vazhdojë. Ose do të ketë paqe, ose do të ketë tragjedi për Iranin. Një tragjedi shumë më e madhe se që kemi parë tetë ditëve të fundit. Mos harroni, kanë mbetur shumë objektiva”, tha Trump.

Trump tha se mund të sulmohen objektivat tjera me saktësi, shpejtësi dhe aftësi dhe atë brenda pak minutash. 

E në “Truth Social”, Trump tha se Irani do të përballet me hakmarrje të madhe nëse vendos të përgjigjet me forcë. 

Para se të mbante adresimin publik, Trump kishte njoftuar  në “Truth Social” për sulmin. 

“E kemi përfunduar me sukses sulmin ndaj tri objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordoë, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tani ndodhen jashtë hapësirës ajrore iraniane”, shkroi Trump. 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika