Kurti: Ky qershor shënon kurorëzimin e sakrificave të panumërta të të gjithë brezave për çlirimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 24-vjetorin e çlirimit të Komunës së Prishtinës, ka thënë se nuk e harrojnë “asnjëherë” sesa i lartë ka qenë çmimi që ka paguar populli ynë që të mund të kemi Republikë demokratike

Albin Kurti, kryeminister i Kosoves

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në 24-vjetorin e çlirimit të komunës së Prishtinës, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Kurti ka thënë se qershori shënon kurorëzimin e përpjekjeve të panumërta të të gjithë brezave shqiptar për çlirimin e Kosovës.

Kreu i ekzekutivit është shprehur se nuk e harrojnë “asnjëherë” se sa i lartë ka qenë çmimi që ka paguar populli ynë që të mund të kemi Republikë demokratike.

“Ky qershor shënon kurorëzimin e përpjekjeve dhe sakrificava të panumërta të të gjithë brezave të shqiptarëve për çlirimin e Kosovës dhe lirinë e popullit, andaj edhe ne përkulemi dhe bëjmë nderime. Nuk e harrojmë asnjëherë prej nga vijmë dhe sa i lartë ka qenë çmimi që ka paguar populli ynë që ne sot të mund të kemi Republikë demokratike me institucione shtetërore dhe me progres edhe ekonomik dhe demokratik”, është shprehur Kurti.

Gjatë kësaj dite do të ketë aktivitete të ndryshme në kryeqytet. /KP

Sot bëhen 24 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.

Ushtria serbe është dorëzuar nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-s që e kanë detyruar të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika