Kurti: Marrëveshja me vendet e EFTA-s nënshkruhet në fillim të 2025-ës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se nënshkrimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s do të realizohet në fillim të vitit të ardhshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas dy vjet e gjysmë negociatash intensive, Kosova ka arritur një marrëveshje historike të Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s – Norvegjinë, Zvicrën, Lihtenshtajnin dhe Islandën.

Sipas tij, kjo marrëveshje, e cila përfshin jo vetëm tregtinë e mallrave, por edhe tregtinë e shërbimeve, është e para e këtij lloji në rajon për Kosovën.

“Jemi i vetmi vend në rajon që përveç tregtisë së mallrave, ka negociuar edhe për tregtinë e shërbimeve me EFTA-n,” ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka theksuar se nënshkrimi i marrëveshjes pritet në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të sjellë mundësi të reja për prodhuesit dhe bizneset vendore.

Marrëveshja, siç ka thënë ai, që ka për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare, vjen pas katër raunde negociatash që u lansuan në qershor të vitit 2022, duke përfaqësuar një hap të madh për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika