Kurti: Më gëzon fakti se ka pasur zhvillime pozitive për komunitetin egjiptian

Me rastin e shënimit të Ditës së flamurit të komunitetit egjiptian, Kurti ka deklaruar se Qeveria është duke punuar në drejtim të të krijuarit mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se e gëzon fakti që komuniteti egjiptian ka pasur zhvillime pozitive.

Me rastin e shënimit të Ditës së flamurit të komunitetit egjiptian, Kurti ka deklaruar se Qeveria është duke punuar në drejtim të të krijuarit mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

“Besoj se së bashku kemi shumë për të festuar për komunitetin, por jam këtu edhe për t’i dëgjuar sfidat që ju shihni se mbeten… Më gëzon fakti se ka pasur zhvillime pozitive që nga tryeza e rrumbullakët këtu një vit më parë. Ju falënderoj për gjithë kontributin e dhënë për komunitetin egjiptian në Republikën e Kosovës, për mundësitë për bashkëqeverisje përmes kabinetit tim qeveritar dhe Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

Tutje, ai tregoi se çfarë hapa ka ndërmarrë Qeveria tashmë për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë.

“Tani kemi ndarë edhe 3 milionë euro vetëm për komunitete për OJQ dhe për vende të reja pune në thirrjen që sapo është mbyllur në ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Për familjet e komuniteteve që nuk kanë shtëpi apo kanë nevojë për renovime Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal ka ndarë 3 milionë euro, si dhe 1 milionë për projekte infrastrukturore për komunitetet… Qeveria jonë po punon për krijimin e mundësive të barabarta për arsim dhe punësim, arsimi i lartë ofrohen falas për të gjitha komunitetet dhe me ministrin Krasniqi dhe Nagavci jemi dakorduar që të ndajmë 100 bursa për studentët egjiptianë në universitetet publike. Në tetor do të hapet konkursi edhe për 100 bursa të tilla gjithashtu i kemi ndarë 300 mijë euro nga komuniteti”, deklaroi Kurti, transmeton KP.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika