Kurti në bisedë telefonike me emisarin Peach, diskutojnë për takimin e 18 gushtit në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, duke theksuar se është e nevojshme që në takimin e 18 gushtit në Bruksel të diskutohet për marrëveshjen me Serbinë me njohje reciproke në qendër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Emisari për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dy ditë para takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se ka realizuar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, për rëndësinë e marrëveshjes me Serbinë me njohje reciproke në qendër.

“Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe, më 18 gusht, Kurti dhe Vuçiq, do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se në këtë takim parashihet të diskutohen dy pika kryesore, të cilat janë elementet e një kornize të përgjithshme të marrëveshjes me Serbinë, me njohje reciproke në qendër dhe zhvillimet aktuale në vend.

Ai në emisionin “Five“, ka thënë se vendimi për targa dhe dokumenti për hyrje-dalje janë në përputhje me ligjin e  Kosovës, për të cilat vetë Serbia është dakorduar në të kaluarën.

Zëdhënësi i Qeverisë: Në takimin Kurti-Vuçiq do të diskutohet edhe për zhvillimet aktuale në vend

 

 

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika