Kurti në Ditën e Flamurit: Le t’i bëhemi krah secilit shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e Festës së Flamurit, ka thënë se 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit shqiptar.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka theksuar se në Vlorë, në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kujtuan historinë, përkujtuan sakrificën dhe nderuan lavdinë e atyre që besuan sepse ëndërruan, punuan sepse besuan.

“Çdo vit, 28 Nëntori na bën bashkë. 28 Nëntori është pikënisja dhe pikëprerja e kombit tonë. E ne duhet të jemi më shpesh bashkë. Të punojmë bashkë. Të rrugëtojmë bashkë. Sepse duam. Sepse duhet”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq të dielën e 27 nëntorit, ndërkohë që në Tiranë po mbahej mbledhja e parë të përbashkët të Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, në Prishtinë, shënohej Dita e Forcës.

Sipas Kurtit, për Qeverinë ky ishte viti i ushtrisë.

“Me një ndarje buxhetore prej 123 milionë euro, që tejkalon çdo vit paraprak; e me 99% më tepër investime në blerje ushtarake përgjatë këtij viti, ushtria jonë po konsolidohet në aspektin profesional e operacional”, shtoi ai.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se përkrah aleatëve po kontribuojnë në mbrojtjen e vlerave universale të lirisë, paqes dhe demokracisë.

Sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës është forca e pashtershme e brezave të tërë të popullit luftëtar, të vendosur e të pathyeshëm.

“Urime të gjithëve 28 Nëntori, Dita e Flamurit! Le t’i gëzohemi sukseseve të secilit shqiptar. Le t’i bëhemi krah secilit shqiptar”, përfundoi ai.





Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika