Kurti në Ditën e të Pagjeturve: I bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit që dëshmitë e krimeve të luftës të shndërrohen në aktakuza për përgjegjësit

Në Ditën e të Zhdukurve me dhunë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “kemi nevojë për drejtësi që fajtorët të ndodhen prapa grilave”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten e 27 prillit ka bërë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Pas homazheve, Kurti para mediave i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit, prokurorisë Speciale, që dëshmitë e krimeve të luftës të shndërrohen në aktakuza për secilin përgjegjës, në mënyrë që të njëjtit të gjykohen e të dënohen.

“Nuk ka ditë më duhur sesa 27 prilli për t’i bërë thirrje prokurorisë së shtetit që ata mijëra dëshmi që i kemi për krimet e kryera të luftës të shndërrohen në aktakuza për ata përgjegjës të cilët sikurse në Kroaci edhe në Kosovë do të mund të gjykohen e të dënohen”, ka thënë ai.

Kurti: Në takimin e 2 majit në Bruksel, pres që çështja e të pagjeturve të trajtohet me urgjencë

Kur pyetet se sa është optimist që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të jetë konstruktiv për personat e zhdukur dhe sa do të respektohet nga Serbia, ka thënë se pret nga BE-ja që çështja e të pagjeturve të trajtohet me urgjencë.

“Ne në aneksin për zbatim të Ohrit, të 18 marsit kemi thënë se është urgjente kjo çështje. Pres që me urgjencë të trajtohet në takimin e 2 majit”, ka thënë ai.

Po ashtu, Kurti shtoi se “kemi nevojë për drejtësi, përgjegjësi që kriminelët, fajtorët, ekzekutorët e urdhërdhënësit të ndodhen prapa grilave”.

“Bëhet fjalë për jetën tonë që është shkëputur për gjysmë meqenëse këto krime kanë ndodhur përbrenda jetës sonë. Këto krime i kemi përjetuar vetë ne andaj është e paarsyeshme çfarëdo vonese në kohën kur koha nuk punon për neve sa i  përket dëshmitarëve që po mplaken dhe po vdesin”, shtoi Kurti.

Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur me dhunë, plagët mbesin ende të hapura

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika