Kurti: Ne duhet ta sjellim programin qeveritar dhe më pas rishkimin e buxhetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendi i Kosovës se rishikimi i buxhetit për vitin 2026 nuk mund të bëhet pa u prezantuar më parë programi i ri qeveritar.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Kurti rikujtoi se më 31 tetor 2025, në përputhje me Ligjin për financat publike, Qeveria kishte miratuar buxhetin për vitin 2026, i cili duhej të diskutohej dhe aprovohej gjatë muajve nëntor dhe dhjetor. Megjithatë, për shkak të përfundimit të legjislaturës së nëntë dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, buxheti nuk u procedua.

“Ashtu siç e parasheh Ligji për financat publike, brenda vitit 2025, saktësisht më 31 tetor 2025, në mbledhjen e Qeverisë ne e patëm miratuar buxhetin për vitin 2026, i cili është dashur të diskutohej dhe aprovohej në nëntor dhe dhjetor të vitit që lamë pas. Por, siç e dimë, legjislatura e nëntë përfundoi ashtu si përfundoi; patëm zgjedhje të parakohshme, të lira, të ndershme dhe demokratike. Tash kemi qeveri të re, andaj do të mbajmë një mbledhje të re të Qeverisë në mënyrë që ta sjellim buxhetin e vitit 2026 tek ju, por ai nuk mund të rrijë ashtu siç është, për shkak të përbërjes së re të Kuvendit dhe Qeverisë së re. Zotimet që i kemi dhënë në fushatën e fundit, natyrisht që janë të përmbledhura në ekspozenë që kam bërë më 11 shkurt, kur u rizgjodha kryeministër. Por, para se ajo ekspoze të shndërrohet në buxhet të ri, duhet të vijë tek ju programi qeveritar.  Pra, do të ishte jo normale të sillnim buxhet në përputhje me ekspozenë pa e sjellë paraprakisht programin qeveritar. Rendi logjik i gjërave, nga kronologjia, është ky: zotimet në fushatë, ekspozeja e kandidatit për kryeministër, programi i ri qeveritar dhe më pas rishikimi i buxhetit”, tha ai.

“Në këtë buxhet që kemi prezantuar, natyrisht që kryefjala është shifra prej afër 4 miliardë euro, ku një e katërta, apo rreth 1 miliard euro, janë buxhetuar për investime kapitale. Normalisht, risi – por tashmë e paralajmëruar – e këtij buxheti është paga e 13-të e sektorit publik, dhe kjo sivjet nuk do të jetë në fund të vitit, por në pranverë”, nënvizoi Kurti.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika