Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë mbi tre miliardë euro

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili do të jetë tre miliardë e 212 milionë euro, ndërsa te hyrat buxhetore do të jenë dy miliardë e 818 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri Kurti në mbledhjen e 103-të të Qeverisë së Kosovës ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë tre miliardë e 212 milionë euro, kurse të hyrat buxhetore do të jenë dy miliardë e 818 milione euro.

“Kemi shtuar 240 pozita të inspektoriatit, kjo do të thotë më shumë inspektorë të punës ashtu që të mbrohen të drejtat e puntorëve”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se shëndetësia, mbrojtja, arsimi e bujqësia vazhdojnë të jenë prioritet i tyre, duke shtuar se kanë ndarë 296 milionë euro për shëndetësinë ne nivel qendror dhe lokal.

“Rendesi i kemi kushtuar dhe nderimit të infrastruktiurës shëndetësore duke shtuar rritjen e buxhetit të caktuar”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se kanë buxhetuar ndërtimin e 11 çerdheve, ai shtoi se kanë shtuar dhe 243 pozita të reja për staf dhe kanë përmbushur premtimin për 500 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuar.

Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ky projekt buxhet ka tre objektiva.

“Vazhdimi i konoslidimit të rimëkëmbjes ekonomike, zbutja e ndikimit të presioneve të karta inflacionare që vjen nga importi, sigurimi i qëndrueshëmërisë makrofiskale për rritjen ekonomike”, ka thënë ministri i Financave.

Murati është shprehur se ekonomia e Kosovës ka treguar rezistencë të mjaftueshme sa i përket përballueshmërisë me kriza.

“Deri në fund të vitit parashikojme të kemi 3.8 deri në 4.1 për qind rritje ekonomike. Pritet një dinamikë e përshpejtuar e ekzekutimit të investimeve publike për shkak të zbatimit të kontratave në pritje që mudnësohen me ligjin për mbështetjen e punëve publike”.

Ministri Murati ka deklaruar projeksionet mbi të hyrat për vitin 2023 pritet të arrijnë dy miliard e 840 milionë euro.

 

 





Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika