Kurti në takim me komandantin e NATO-s në Napoli, zotohen për bashkëpunim të mëtejmë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti në takim me komandantin e NATO-s në Napoli, Stuart B. Munsch, ka rikonfirmuar gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit ndërinstitucional me KFOR-in, gjersa ka shtuar se ruajtja e sigurisë në Kosovë është qëllim i përbashkët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch. FOTO:ZKM





Të hënën e 10 tetorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch.

Kreu i Qeverisë në këtë takim ka rikonfirmuar gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Duke shprehur mirënjohje për punën, rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, shefi i ekzekutivit ka ritheksuar se ruajtja e sigurisë në Kosovë është qëllim i përbashkët.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti e njoftoi admiralin Munsch me progresin ekonomik, demokratik, social e të sigurisë në Kosovë.

Po ashtu në këtë takim u theksua zotimi për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Po ashtu në takim komandatin e NATO-s në Napoli e ka pritur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

E para e vendit ka theksuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in.

Ndër të tjera, ajo ka theksuar se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe ShBA-së kundër Rusisë.

Osmani: FSK është në tranzicion dhe po zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-s





Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika