Kurti në takim me komunitetin malazez në Kosovë, theksohet rëndësia e regjistrimit të popullsisë

Në takim u diskutua për mbështetjen ndaj komunitetit jo-shumicë gjatë këtij viti, duke përfshirë edhe grantet shtesë prej 3 milionë eurosh që u ndanë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, ku përfituese kanë qenë dhe OJQ-të malazeze

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me komunitetin malazez, së bashku me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se gjatë këtij takimi është diskutuar për mbështetjen ndaj komunitetit joshumicë gjatë këtij viti.

“U diskutua për mbështetjen ndaj komunitetit joshumicë gjatë këtij viti, duke përfshirë edhe grantet shtesë prej 3 milionë eurosh që u ndanë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, ku përfituese kanë qenë dhe OJQ-të malazeze, por edhe ndryshimet pozitive në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe për zhvillimin e rrugëve që lidhin shtetin e Kosovës me atë të Malit të Zi – mes Deçanit dhe Plavës dhe ndërmjet Pejës dhe Rozhajës”, thuhet në njoftim.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar rëndësinë e regjistrimit të popullsisë që do të mbahet në muajin prill të vitit të ardhshëm.

“Në këtë regjistrim, për herë të parë, çdo shtëpie i është dhënë e drejta të ketë regjistrues nga komuniteti i saj, për të mos ndjerë asnjë presion për të deklaruar ndryshe. Pjesëmarrësit kanë vlerësuar pozitivisht mundësinë për të biseduar për këto çështje dhe për të punuar së bashku përballë sfidave të përbashkëta”, vijon njoftimi.

Pjesëmarrës në takim ishin dhe zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lazar Raduloviq dhe Denis Ivic nga Këshilli Konsultativ për Komunitete pranë Presidencës, së bashku me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika