Kurti në takim me kryetarët e qendrave të LVV-së: Për 2 vjet qeverisje në Kosovë s’ka korrupsion

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV) dhe njëherësh kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mbajtur takim me kryetarët dhe sekretarët e qendrave të kësaj partie në Kosovë e mërgatë, të shtunën e 7 janarit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se gjatë kësaj të shtune është mbajtur mbledhje me kryetarët dhe sekretarët e qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë dhe mërgatë.

“Nën prezencën e kryetarit të Lëvizjes njëherazi Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sekretarit organizativ të LV-së, Alim Rama, koordinatorit të qendrave, Valon Hoti, si dhe drejtueses së komiteteve profesionale në LV, Dejona Mihali, është diskutuar situata politike e posaqërisht çështjet organizative që ndërlidhen me punën e strukturave organizative në qendra”, thuhej në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Tutje thuhet se kryeministri Kurti ka diskutuar rreth aktualitetit politik në Kosovë, “por dhe për punët e shumta që janë kryer përgjatë vitit që sapo lamë pas dhe që do të vazhdojnë në vijim”.

“Në mars të këtij viti bëhen 2 vite të qeverisjes së mirë me Republikën, pa korrupsion, me investime në rritjen e mirëqenies qytetare, me reformat rrënjësore në të gjithë sistemin institucional të Republikës tonë, e me përfaqësim dinjitoz si asnjëherë më parë në politikën e jashtme”, thuhej tutje në njoftim.

“Çështjet organizative kanë marrë theks të veçantë trajtimi përgjatë kësaj mbledhje, ku ndarazi janë diskutuar kalendari vjetor i aktiviteteve në qendra, themelimi i nënkomiteteve profesionale në qendra dhe ndërlidhja e tyre me komitetet qëndrore”.

Tutje njoftohet se për vitin 2023, drejtuesit e qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE kanë bërë planifikimin e kalendarit vjetor të aktiviteteve, që përfshijnë datat e shënuara në komunat e tyre, aktivitetin opozitar e bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin ku ata jetojnë e veprojnë në kuptimin e adresimit e trajtimit të çështjeve që janë preokupim në përditshmërinë e tyre.

Mes tjerash njoftohet se në qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është duke u punuar edhe në themelimin dhe konsolidimin e nënkomiteteve profesionale, në të cilat përfshihen profesionistë të fushave të ndryshme, që kontribojnë në skanimin, analizën, trajtimin dhe adresimin konkret të çështjeve që ndërlidhen me sektorët e veçantë e specifik në komunat përkatëse.

“Mbledhjet e karakterit organizativ sikurse kjo e sotmja, do të janë më të shpeshta edhe në qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Strukturat e reja të konsoliduara nga procesi i fundit zgjedhor do të rrisin dinamikën e angazhimit pranë komunitetit ku jetojmë e angazhohemi”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika