Kurti në takim me ministren e Punëve të Jashtme të Letonisë, flasin për sulmin e Banjskës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Letonisë, Baiba Braže

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takimin e parë bilateral në kuadër të Forumit e zhvilloi me ministren e Punëve të Jashtme të Letonisë, Baiba Braže.

Në komunikatë thuhet se Kurti shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin e Letonisë në sigurinë e vendit tonë përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Gjatë takimit u diskutua edhe rreth zhvillimeve rajonale dhe situatës së sigurisë në kontinentin e Evropës, teksa agresioni ushtarak rus mbi Ukrainën po vazhdon dhe për rolin dhe përgjegjësinë që shtetet evropiane kanë për të mbështetur në mënyrë të pa rezervë Ukrainën në luftën e saj për çlirim, integritet territorial, sovranitet dhe demokraci,” thuhet në njoftim.

Në njoftim tutje thuhet se Kurti e njoftoi ministren për zhvillimet në vend dhe raportet me Serbinë si dhe rreziqet që paraqet ajo për Ballkanin Perëndimor.

Poashtu u diskutua edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

“Gjithashtu, kryeministri Kurti e njoftoi ministren Braže për zhvillimet në vend, raportet me Serbinë, rreziqet që ajo paraqet për Ballkanin Perëndimor për shkak të lidhjeve të afërta me Rusinë dhe për përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë në organizimin dhe ekzekutimin e sulmit terrorist dhe paramilitar të një viti më parë në Banjskë, gjatë të cilit u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ndërkohë që autorët e sulmit vazhdojnë të jenë të lirë e të mbrojtur në Serbi dhe nga Serbia.”

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika