Kurti në takim me presidentin Meta: Të ketë më shumë koordinim në politikën e jashtme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka falënderuar kryeministrin Kurti për pritjen dhe ka theksuar se Kosova është bërë shembull i demokracisë në rajon. Po ashtu, në takim Kurti dhe Meta u pajtuan që duhet të ketë më shumë koordinim në politikën e jashtme dhe në atë rajonale në përputhje me orientimin demokratik

Kryeministri Kurti pret në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten e 22 korrikut, ka pritur në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta me bashkëpunëtorë.

Kryeministri Kurti e falënderoi për vizitën dhe për faktin që ka zgjedhur Kosovën për të përmbyllur mandatin e tij si president.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, ai e ka çmuar bashkëpunimin e deritashëm dhe kontributin e Presidentit Meta për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së Shqipërisë në proceset e anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, Kartën e Adriatikut, Këshillin e Evropës dhe për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke folur për bashkëpunimin konkret ndërmjet dy republikave, kryeministri Kurti ka vërë theksin te rëndësia e projektit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, te rëndësia e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe investimeve në bujqësi.

Po ashtu theksin e ka vërë edhe te investimet në mbrojtje e siguri, si çështje të sovranitetit, për çka kërkoi bashkëpunim të të dyja vendeve në këtë drejtim.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka rikujtuar se vizita e Presidentit Meta ka rastisur në përvjetorin e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, ku u bë e qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

Takimi i Kurtit me presidentin e Shqipërisë, Meta

Presidenti Meta e falënderoi Kryeministrin për pritjen dhe theksoi se Kosova është bërë shembull i demokracisë në rajon, që është vlerësuar edhe nga raportet ndërkombëtare.

Ai i vlerësoi përpjekjet e mëdha të kryeministrit Kurti dhe të Qeverisë në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe ofroi mbështetje edhe më të fuqishme e të vazhdueshme edhe në kapacitete të tjera që do të ketë pas largimit nga detyra.

Lidhur me bashkëpunimin rajonal, Presidenti Meta ka thënë se duhet përkrahur vetëm nismat gjithëpërfshirëse, me trajtim të barabartë dhe lidership të qartë, sikurse Procesi i Berlinit.

Duke ritheksuar marrëdhëniet e mira bilaterale, Kurti dhe Meta u pajtuan që duhet të ketë më shumë koordinim në politikën e jashtme dhe në atë rajonale, në përputhje me orientimin demokratik, qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të forcimit të aleancës Veri-Atlantike.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika