Kurti në takim me Sekretaren e Jashtme: do të punojmë së bashku për të rritur bashkëpunimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Lizz Truss

Albin Kurti gjatë takimit me Sekretaren e Jashtme, Liz Truss

I pari i Qeverisë, Albin Kurti pas takimit me Sekretaren për Punë të Jashtme, Lizz Truss, është shprehur se kanë rënë dakord për nevojën që të ndërmarrin veprime shtesë kundër pushtimit të paligjshëm rus të Ukrainës.

“Kënaqësi të takohem me Sekretaren e Jashtme Liz Truss. Ramë dakord për nevojën për të ndërmarrë veprime shtesë kundër pushtimit të paligjshëm rus të Ukrainës dhe për të sfiduar ndikimin keqdashës në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se bashkëpunimi dypalësh do vazhdojë pasi që do të punojnë së bashku.

Ndryshe, Kurti të hënën, ka udhëtuar në Britani të Madhe.

Shefi i ekzekutivit, gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një ligjëratë të hapur në Unionin e Oksfordit.

Kurti në Unionin e Oksfordit ka deklaruar se Kosova mund të lulëzojë pavarësisht mosnjohjes së pavarësisë nga Serbia.

Kurti në takim me sekretaren britanike, diskutojnë për ndikimin rus në Ballkan

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika