Kurti nga Prekazi: Familjes Jashari ia kanë borxh të përjetshëm angazhimin e përditshëm që të mbrojmë shtetin

Kryeministri Albin Kurti bashkë me kabinetin qeveritar ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz në shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Nga aty ai tha se familjes Jashari ia kanë borxh të përjetshëm dhe të pashlyeshëm angazhimin e përditshëm që të ruajnë dhe të mbrojnë shtetin.

“Sot Kosova ka ushtrinë e saj që natyrisht është amanet i kryekomandantit Adem Jashari…Bashkë me kolegë nga ekzekutivi dhe legjislativi në ditën e dytë të përvjetorit të 22/8 të Epopesë së UÇK erdhëm këtu në Prekaz në këtë kryeqendër të kryengritjes shqiptare që të bëjmë homazhe dhe të vendosim lule të freskëta dhe t’ia kujtojmë dhe përkujtojmë vetes çmimin e lartë që është paguar për shtetin e pavarur dhe sovran, për lirinë e popullit”, tha ai./EO

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika