Kurti: Nuk do të lejohet të hiqet asnjë grimë nga territori, sovraniteti apo nga pavarësia e Kosovës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në akademinë përkujtimore në dyvjetorin e Afrim Bunjakut ka thënë se edhe vidoexhirimet nga dronët tregojnë se në krye të grupit kriminal ishte Millan Radoiçiqi.

Edhe përkundër kësaj, Kurti tha se Lista Serbe asnjëherë nuk e ka dënuar sulmin terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.

Këtu ai çoi mesazh se nuk do të lejohet të hiqet asnjë grimë nga territori, sovraniteti apo nga pavarësia e Kosovës.

“Siç e kemi parë edhe nga videoxhirimet me dron, në krye të grupit kriminal ishte Milan Radoiçiq, që në atë kohë ishte nënkryetar i partisë Lista Serbe. Pavarësisht kësaj, Lista Serbe asnjëherë nuk e ka dënuar sulmin terrorist në Banjskë. Në këtë pikë më lejoni të them sa më qartë as Lista Serbe dhe asnjë parti apo organizatë e fshehtë apo legale, nuk do të mund, sepse nuk do të lejohet, ta heqë asnjë grimë nga territori, sovraniteti apo nga pavarësia e Republikës së Kosovës.

Kjo sepse Kosova është dhe do të vazhdojë që të mbetet histori e suksesshme e shtet-ndërtimit, për të cilin paraprakisht janë mbajtur mijëra e mijëra vite burgosje politike, janë vrarë mbi 2 mijë dëshmorë gjatë luftës së drejtë të UÇK-së, janë vrarë e masakruar mijëra viktima civile në luftë pikërisht me Serbinë”, tha ai./EO

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika