Kurti: Nuk do të ndalemi asnjëherë për të vënë dritë mbi rastin e Enver Zymberajt

Kampi “Belvedere” tashmë do të marrë emrin e vet Zymberit, ka deklaruar kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti. Ai ka deklaruar se përpjekjet për të hedhur dritë mbi rastin e ish-policit Zymberi nuk do të ndalen

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të ndalet gjersa të vihet dritë mbi rastin e të ndjerit, ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberaj.

Në fjalën e tij në ceremoninë e policëve të rënë në detyrë, Kurti ka kujtuar policët e rënë në detyrë e ndër ta, edhe Zymberin.

“Jam shume i nderuar që po kujtojme 22 zyrtarë policor që dhanë jetën kundër bandave dhe krimit të organizuar, në operacione në shtrirje të sovranitetit në vend… Sot është përvjetori i vrasjes së Enver Zymberit e ne jemi në vendin ku ai morri rrugën e fundit kur u nis drejt shtritjes së sovranitetit në vend. Nuk do të ndalemi asnjëherë për të vënë dritë mbi rastin. E me neve është edhe djali i tij, Sokoli”, ka deklaruar ai. “Qoftë i përjetshëm kujtimi për 22 pjestarët e Policisë së Kosovës të rënë në krye të detyrës, lavdi Enver Zymberit…”

Kampi “Belvedere” tashmë do të marrë emrin e vet Zymberit, ka deklaruar Kurti.

“Të nderuar zyrtarë të Policisë që po qëndroni ndersmërisht, ky kamp ku  jemi do të marrë emrin e Enver Zymberit”, ka deklaruar Kurti.

Enver Zymberi ishte zyrtar i Policisë së Kosovë, i rënë në detyrë gjatë përballjes me një grup serbësh të armatosur në veri të Kosovës.

Ekipi i RTV Dukagjinit i cili  po raporton nga vendi i ngjarjes bën të ditur se së bashku me Kurtin, pjesë po marrin edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe djali i të ndjerit, Enver Zymberi.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika